Studentët e Juridikut në Gjilan tregojnë performancë të mirë në hulumtimet studimore
Gjilan – Flamur Hyseni profesor universitar është shprehur i kënaqur me një hulumtim studimor që kanë bërë studentët e Juridikut në Gjilan. Edhe Arton Ibrahimi studenti i vitit të tretë është i ndarë i kënaqur si me punimet e kolegëve ashtu edhe me qasjen që profesori Flamur Hyseni ka pasur ndaj tyre për të punuar të pavarur.
Ne studentët e Fakulteti Juridik, të Universitetit “Kadri Zeka”, me iniciativë të Profesorit tonë, Flamur Hyseni kemi zhvilluar një hulumtim studimor me temën “Kushtet, paga, orari dhe presioni në pune”. Pjesë e këtij hulumtimi kemi qenë 22 student, të fakultetit juridik, dhe kemi hulumtuar 22 kategori në komunën e Gjilanit, institucione publike dhe private, për t’u njohur më për së afërmi më realitetin e një të punësuari në komunën tonë ka shkruar Arton Ibrahimi derisa ka folur për hulumtimin.
Të anketuar në këtë hulumtim kanë qenë 484 persona të punësuar në institucione të ndryshme publike dhe private. Qysh nga dita e parë e fillimit të këtij hulumtimi kemi hasur në mirëkuptimin e institucioneve që kanë qenë objekt i hulumtimit tonë, thuajse të gjithë kanë shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjen pyetësorit tonë. Anonimiteti në këtë pyetësorë ka qenë i plotë gjë që ka ndikuar shume që të marrim përgjigje sa më reale nga ana e të anketuarve.
Kategoritë hulumtuese në këtë hulumtim tonin kanë qenë: Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore, Qendrat Tregtare, Agjencia Kosovare e Pronës, Avokatët, Bankat, Agjencia Kosovare e Pyjeve, Stacioni Policor, Spitali Rajonal, Eko Higjiena Zjarrfikësit Ujësjellësi, Shkollat e Mesme, Universiteti, Bashkësia Islame Don Bosoko Gjilan, Kompania Fluidi, Administrata Komunale, Telekomi i Kosovës, Qendra Korrektuese në Gjilan, Udhëheqësit Komunal, Pensionistët, Kompania private Palma.
Ky hulumtim që kemi bërë bashkërisht na ka ndihmuar shumë në ngritjen e kapaciteteve tona hulumtuese, bashkëpunimi i ndërsjellë ka qenë shumë korrekt në të gjitha fazat e hulumtimit, puna në grup dhe uniteti në grup ka bërë që të kemi një punë të suksesshme dhe me rezultate konkrete.
Shpresojmë shumë që kjo punë ekipore të bëhet traditë e përvitshme në universitetin tonë sepse vërtetë kemi nevojë që vazhdimisht të bëjmë hulumtime të tilla dhe të nxjerrim rezultate të prekshme në fushat të cilat e preokupojnë shoqërinë tonë. Shpresojmë që universiteti dhe drejtuesit e tij të bëjnë më shume në këtë drejtim dhe të nxisin studentët për aktiviteti të tilla. Puna hulumtuese është një bazament shume i rëndësishëm për krijimin e kuadrove hulumtuese në universitetin tonë ka thënë në emër të grupit të studentëve hulumtues, Arton Ibrahimi, student i vitit të III, Fakulteti Juridik, UKZ-Gjilan./rajonipress/


