KKVITI

“Radio Star” feston 15-vjetorin e themelimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – “Radio Star “me një staf profesional, u bë medium pjesë e pandashme e shoqërisë. Ajo informoi dëgjuesit, brenda dhe jashtë vendit, shpejt, drejtë dhe saktë, duke i përmbushur obligimet profesionale dhe mbi të gjitha fisnike dhe morale ka thënë Arbresh Salihu.

Gjilani në këto vite të pas luftës, ka pse të krenohet me Radio Star, sepse në çdo hap ishte me qytetarin. Radio Star gjithmonë ka përkrahur informimin e paanshëm duke i shërbyer te vërtetës dhe qytetarit.

“Një rrugë me sfida, kënaqësi e ngritje të vazhdueshme. Hynë në një botë të panjohur. Një staf i ri, që fëmijërinë e kaluan me media të okupuara, ia doli të jetë lider i këtij mediumi informativ.

“Përkrahja e dëgjuesve nuk na mungoi kurrë. U rritëm bashkë (ne dhe radio). Rritja dhe zhvillimi jonë nuk mungoj përkrahja nga të gjithë dashamirët ata që kontribuuan, që Radio Star frekuenca 96.4 Mhz të jetë Radio Nr 1 në Gjilan dhe padyshim besnikëria dhe përkrahja e pa rezervë e dëgjuesve të mrekullueshëm”

Hidromorava

Sot, në ditëlindjen e 15-të, jemi krenar për dëgjuesit për stafin që punuam së bashku që ishin pjesë e Radio Star nga fillimi e gjerë në ditët e sotme që nuk mungon asnjëherë përkrahja e miqve tanë ka shkruar Salihu.

Duke mos harruar asnjëherë bashkëpunëtorët afarist të cilët qëndruan besnik për shumë vite në Radio Star , duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme në rritjen dhe zgjerimin e Radios

Radio Star për 3 vite rresht zgjidhet si Radio me dëgjueshmërinë më të madhe në Gjilan duke na shtyrë që ende të punojmë për dëgjuesit që të ju sjellim laramani të programeve ku dëgjuesi për ne ishte dhe do të mbetet primar i Radios.

Radio Star ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga KPM me studiot më moderne për realizimin e drejtpërdrejt të emisioneve duke u krahasuar me radiot në rajon ka thënë Salihu./rajonipress/