Hidromorava

Satirike : Ëndërr e trishtë karrieriste

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrëmë kah gjysma e natës, gjumi kur m’ka marrë – E kam pa një ëndërr, se jam bë shkrimtarë ! Një ëndërr e trishtë m’futi n’kataklizëm – Kinse isha kthye prapë në Komunizëm !…

Isha bë shkrimtarë, isha bë poet –
Filluan të më njohin fshat edhe qytet !…
S’ pari e botova, unë, një roman –
Shkova e palosa n’ dhomë t’punës n’ orman !

Pastaj e botova një libër me poezi –
Ta lexojnë fëmijët, të heqin mërzi !
Romanin e lexonin fëmijët n’ qytet e n’ fshat –
Për detyrë shtëpie e bënin referat !

Mësuesit nëpër shkolla, nxënësit i detyronin –
Poezitë e mia, përmendësh t’i mësonin !
Ashtu siç mësonin përmendësh poezinë –
Ashtu ma mësonin përmendësh biografinë !

Uji Dea

Kur dilja qytetit, njerëzit ma bënin me gisht –
Filluan të ma ngjisin të gjithë nga një bisht !…
Dikush po më quante : “Sllavo – Komunist “,
E dikush më quante : “Shërbëtorë Titist “!…
Dikush po më quante : “Poet Nacionalist “,

E dikush më quante :” Poet Enveristë “!
Dikush po më quante : “Marksistë – Leninistë “,
E dikush më quante : “ Engels – Stalinsitë “!…

Dikush ma ndërroi emrin, ma banë: “Marenglen “ –
“Se njerëzve t’ pushtetit po iu mbanë legen “!…
Nga trishtimi n’ ëndërr, gjëmë edhe piskamë –
Kur më doli gjumi – jorgani nën kamë !

Gjilan, më 15.05.2016. Demir Krasniqi