Ditës sime…
Ti moj ditë që kaq ëmbël gdhinë, akuj zemrash sa lehtë shkrinë, bëje të tillë dhe atë që dua përjetësisht le t’mbetet n’mua
…
Xhepazbrazur jam po zemër plot
kryevarg i jetës që s’shkon kot
me tënden aromë i stërngopur
si një dashuri që s’ka të sosur
…
Ti moj ditë që puth dhe sytë e saj
mos e le këtë lutës buzëvaj
sh’ndrit e ngroh dhe të tjerë
një jetë kemi s’rrojmë përherë
Sabit Rrustemi


