Fundamenti

800 tekste mësimore në duar të nxënësve shqiptar në Austri

/ 4 minuta lexim
KKVITI

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”. E. Çabej. Në Ambasadën e Kosovës përkatësisht në ambientin e shërbimit konsullor, Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Isa Kosumi bëri shpërndarjen e teksteve mësimore për nxënësit shqiptar të mësimit plotësues të gjuhës amtare shqipe në Austri. Këto tekste mësimore plotësuese dedikuar për mësimdhënien dhe njohjen e gjuhës dhe kulturës, janë donacion falas i MPJD si dhe falë meritave dhe angazhimit permanent shumëvjeçar të z. Ymer Avdia, udhëheqës i DA për diasporë.

Kontingjenti prej 800 tekstesh mësimore, abetare, paraabetare, abetare pune, libra të nivelit të parë, dytë dhe tretë, i dorëzoi Kryetares së SHMSH “Naim Frashëri” në Austri, znj. Miradije Berishaj, Konsulli Kosumi, të cilat u shpërndanë në mënyrë proporcionale sipas numrit të nxënësve, 17 mësuesve të cilët mbulojnë tërë Austrinë.

Është kënaqësi, nder dhe privilegj sot të shpërndash xixëllonja në duar të fatosave për të bërë dritë dhe për të ndritur dhe formësuar të ardhmen e tyre, gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

“Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”, esenca është sepse duke mësuar gjuhën, këta nxënës përcjellin amanetin e Rilindasve shqiptar, në përgjithësi integrohen në boten civilizuese dhe shoqërinë austriake, e në veçanti ruajnë identitetin kombëtar nga asimilimi.

Në emër të shoqatës së mësuesve, znj. Berishaj falënderoj Ambasadën, MPJ dhe Diasporës, MASHT, si dhe Konsullin Kosumi i cili gjithmonë në çdo kohë dhe vend ishte promotor shtytës dhe përkrahës i parezervë i mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Ajo u zotua për një punë fleksibile dhe angazhim maksimal, për ta sfiduar edhe këtë sfide në k’të kohë pandemie jo aq të lehtë dhe pa vështirësi.

Uji Dea

Pishtari i mësimit shqip në Austri, mësuesi z. Osman Ademi është zë i fuqishëm dhe punëtor i palodhur në këtë mision të shenjët, së bashku me Kryetaren Berishaj, duke investue në formësimin, kualitetin në mësimdhënie si dhe në mësimnxënje!
Në takim u caktuan tri qendra shpërndarëse gravituese, si Linz, Salzburg, Graz ndërsa në AU, përgjegjësinë për shpërndarje teksteve e mori znj. Kryetare Berishaj si dhe z. Ademi, të cilat tekste filluan shtegtimin drejt nxënësve.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Atasheu i Ambasadës, z. Jeton Maliqi si dhe asistentët konsullor z. Garip Osmani dhe z. Fidan Qorrolli.

Apeloj në bashkëpunimin dhe jetësimin e trekëndëshit mësues, prindër, nxënës, bashkëpunim ky i cili duhet të jetë çelësi i suksesit, fatkeqësisht ka prolongime, mos interes dhe pasivitet te prindërit për dërgimin e fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës amtare shqipe. Falënderojmë institucionet e arsimit të shtetit austriak për organizimin dhe jetësimin e mësimit plotësues të gjuhës amtare shqipe në shkolla, theksoi Konsulli Kosumi.
Në përfundim të takimit, Konsulli Kosumi i dorëzoi znj. Berishaj Mirënjohjen në shenjë falënderimi, respekti dhe kontributi në misionin e saj fisnik, të cilën ja kishte dedikuar Ministrja e PJD, ShS Znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Hapërim të mbarë në pushtimin shtigjeve të dijes drejt kaltërsive në qiellin e horizonteve.
Ju priftë e mbara!

Isa Kosumi