Fundamenti

Etniku – Poezi nga libri, “Këngët e popullit”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Çdo pëllëmbë e humusit në atdhé, ka aftësinë e të bërit të korra, ka aftësinë e të bërit pemë dhe fruta, ka aftësi të ushqejë njerëzit e saj

Në hapësirën tonë ku jetojmë
fal fuqisë së të mbjellave dhe të
korrave, Kosova është sofra jonë
toka që me aq zjarr e dashurojmë

Dhëndëri i mollës së kuqe,dhe
nusja e mollës së kuqe. Jo rrallë
shtriheshin tek qafat e livadheve
për të mbjellë një bimë shqiptari

Hidromorava

Populli im, kombi im, atdheu im
plotë shpirtin e kam me Shqipëri
gjaku i lirisë rrënjët i ka të thella
për aq sa koha jep frymë, e merr

Atdheu mund të bëjë më shumë
ndaj papastërtisë së vullnetit të
lirë, vetëdija i jep peshë kohës
çlirimit i bie pesha më e rëndë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016