United Hospital

Mehmeti: LDK-ja dhe qeverisja lokale me AAK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nga deklaratat e kryetarit të AAK-së në Gjilan mund të nxjerret një konkluzion se në momentin që i lë hapësirë partnerit të koalicionit pa meritë, besim qytetar dhe mandat të ushtroj pushtet atëherë nuk priten veprime tjera të partnerit pos tentime për të përmbysë pushtetin aktual duke përdorë veprime dhe teknika të ndryshme në qeverisje lokale, duke bërë edhe deklarime megalomane dhe të paarritshme në asnjë mënyrë nën petkun e këtij subjekti politik thotë Arben Mehmeti.

Mehmeti thotë se për qytetarët e komunës së Gjilanit është i njohur vullneti i Gjilanasve i shprehur para pak kohe dhe se ai vullnet dhe vendim do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se LDK-ja edhe për një decenie do të jetë fituese dhe partneri kryesor i qeverisjes ndërsa se cilat nga subjektet tjera dytësore do të marrin “dhuratë” ndonjë përgjegjësi lokale është herët të thuhet sepse LDK-ja besoj se do të mund të qeveris e vetme.

Andaj partneri i koalicionit AAK-ja duhet të ketë kujdes në deklarime publike të mëdha sepse fuqia e saj është e vogël ani se LDK-ja i ka “dhuruar”përgjegjësi lokale të mëdha dhe se ato përgjegjësi nuk duhet të keqpërdoren.

United Hospital

Ndërsa sa për vija të kuqe tashmë në sistemin aktual në Kosovë mund të vendosin vetëm nxënësit në sistemin shkollor dhe ato subjekte të vogla politike që kanë apetite të mëdha por jo edhe subjektet politike serioze që kanë traditë të shtetëndërtimit.

Me qenë se në Kosovë nuk po ka vija të kuqe në bashkëqeverisje për ata që na sunduan dhe ushtruan gjenocid për një shekull atëherë është joserioze dhe jashtë çdo logjike politike dhe patriotike potencimi i vijave të kuqe në qeverisje në raport me partitë shqiptare që po ndërtojnë shtetin e Kosovës në vazhdimësi ani se edhe me defekte të mëdha ka thënë Arben Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.