Hidromorava

Kqiku: Ky është viti më i suksesshëm i Gjilanit sa i përket investimeve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Ky është viti më i suksesshëm në Gjilan që nga paslufta, meqë po ndodhin investime milionëshe, kryesisht në ndërtim të infrastrukturës”, ka thënë drejtori i Departamentit të Prokurimit në Gjilan, Salih Kqiku, në një konferencë për media.

Duke paraqitur të arriturat dhe sfidat e 3-mujorit të punës, Kqiku ka thënë se të gjitha aktivitetet e prokurimit janë zhvilluar bazuar në planifikimin final të prokurimit, duke respektuar hapat sipas udhëzuesit operativ për prokurim publik.

“Në periudhën janar-mars 2016 janë udhëhequr 30 aktivitete të prokurimit, të cilat edhe janë publikuar në web faqe të KRPP-së dhe të Komunës, edhe atë 19 janë me procedurë të hapur, 6 ftesa për kuotim, me vlera minimale 3, ankande publike 1 dhe një konkurs projektimi”, ka thënë Kqiku.

Ai ka përmendur se për tri aktivitet e prokurimin (“Ndërtimi i Çerdhes në lagjen “Dardania”, “Furnizim me IT për të gjitha njësitë shpenzuese në regjionin e Gjilanit” dhe “Ndërtimi i shtëpive për raste sociale”) nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit janë kthyer përgjigje në favor të autoritetit kontraktues, ndërsa ka shtuar se rasti i aktivitetit të prokurimit “Sinjalizimi vertikal dhe horizontal” është në shqyrtim.

Hidromorava

Kqiku tha se është bërë edhe menaxhimi financiar i projekteve të realizuara në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, duke përgatitur raportet mbi gjendjen dhe rrjedhjen e projekteve, përfshirë anën financiare dhe anën ekzekutive të projekteve.

“Gjatë kësaj periudhe, pasi kemi kryer aktivitetet e prokurimit, po imlementohen projektet infrastrukturore në qytet dhe gati të gjitha fshatrat e Komunës se Gjilanit si në: Bresalc, Cernicë, Dobërqan, Muhaxherët e Doberqanit, Përlepmicë, Shilovë, trotuari Velekincë etj. Ndërsa, gjatë këtij muaji është shpallur asfaltimi rrugëve në Capar, Malishevë e Epërme, Malishevë e Ulët, Pogragjë, lagja Arbëria, lagja e Vishnjeve, Përlepnicë, Velekincë dhe disa rrugë të qytetit”, është shprehur Kqiku.

Në adresimin para gazetarëve, drejtori i Prokurimit në Gjilan përmendi se po vazhdon ndërtimi i rrugës me katër korsi Gjilan-Bujanoc, derisa ka konfirmuar se Ministria e Infrastrukturës ka shpallur tenderin për ndërtimin e hyrje-daljes Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot.

“Këto investime që po ndodhin në Gjilan, janë rezultat i punës dhe vizionit të kryetarit Haziri, të cilin e falënderoj shumë për mbështetjen e madhe që na ka dhënë”, përfundoi Kqiku. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.