Mobi Casa

PDK: Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Zhvillimit Ekonomik, të dështuarat e Qeverisjes së Gjilanit

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Deklaratat e fundit të Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe atij të Zhvillimit Ekonomik tamam i ngjajnë, atyre të Kryetarit të Komunës Lutfi Hazirit të cilin tashmë jemi mësuar ta dëgjojmë duke folur fjalë retorike e boshe e që nuk thotë asgjë. Siç shihet kritikat e reagimet e vazhdueshme të PDK-së kanë bërë efektin pozitiv, duke i bërë më të kujdesshëm në premtimet e tyre në këtë tre mujor të dytë, ku nuk paskan përmend fare Aplikimin e Kredisë në një Bankë Austriake për rrjetin e Kanalizimit, Lumin Mirusha, Tregun e Gjelbërt, infrastruktura rrugore etj thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK pyet këta drejtor, se çfarë bënë konkretisht, jo fjale madhore që flisni dhe asgjë nuk thuani, sepse s`keni punuar asgjë e që tash më e dinë gjithë Qytetarët e Gjilanit dhe Bizneset që operojnë në Komunën tonë. Ne prapë do ua listojmë dështimet tuaja dhe premtimet që iu keni dhënë qytetarëve.

Të nderuar drejtor na tregoni çfarë është bërë me Tregun e Gjelbër, për të cilin dhatë deklarata bombastike se do ta modernizoni e të themeloni Kompaninë Tregu sa për të rehatuar disa militant tuaj, e që atë hapësirë vetëm e degraduat edhe më shumë dhe tani nuk merrni guximin as për të vizituar atë hapësirë.

Interesimi ynë si PDK do të jetë në të gjitha segmentet, edhe Enti Statistikave të Kosovës në publikimet e saj për tre mujorin e parë Gjilanin e radhiti të pestën për numrin e regjistrimit të bizneseve nga gjashtë regjionet e Kosovës. Kjo ndoshta është arritje e madhe për ju që s`paku nuk keni mbet të fundit por të parafundit në krijimin e klimës për Biznes. Çfarë po ndodh me Kompaninë Eco-Higjiena ku Aksionerët tuaj thanë që nuk u përmbushë kontrata me partnerin privat.

Reagimi ynë ka qenë edhe për mos uljen e tarifën e mbeturinave siç është bërë në të gjithë territorin e Kosovës pas uljes së TVSH-s, po ashtu edhe shlyerja e borxheve në këtë kompani është mjaft e dyshimtë për të cilën ankohen shumë qytetarë dhe biznese që nuk është bërë sipas vendimit të Qeverisë.

Pyetjet tona do të pasojnë sa herë që ju nuk i kryeni punët tuaja me përgjegjësi dhe në të mirë të Komunës. Përse u diskualifikua Komuna e Gjilanit nga projekti “Gara për Mjedis të Pastër”, projekt i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Organizatën “GIZ”, pse ndodhi?. Në këtë projekt prej 3.4 milion euro, përfituan 16 Komuna të Kosovës, por jo edhe Gjilani!.

FIDANISHTJA

Ku është projekti i Kompleksit të Shkollave të Mesme po ashtu i premtuar nga ana juaj. Ne kuptojmë dëshirën tuaj që të lavdëroheni me punimet e filluara në Rrugën në Dalje të Gjilanit në drejtim të Kamenicës, por edhe këtu keni krijuar kaos dhe çrregullim të kësaj pjese të qytetit, ku me ditë të tëra keni lënë disa lagje pa ujë të pijshëm si pasojë e pa përgjegjësisë suaj gjatë kryerjes së punimeve. Flisni për fillim të mirëmbajtjes së rrugëve për herë të parë në muajin Prill, ne ua rikujtojmë që tani jemi në pjesën e dytë te muajit Maj dhe do vijë edhe Qershori e ju do të jeni në fillimin e punimeve.
Sikur mos tua linte qeverisja e kaluar Hapësirat Publike siç janë Parqet dhe gjithandej Drunjte Dekorativ për të cilat në vazhdimësi keni reaguar, për këtë projekt të qeverisë së PDK-së dhe z.Mustafa, ju sot nuk kishit pasë as çfarë të ujitni apo mirëmbani në hapësira gjelbëruese.

Edhe Investimi në Lagjen Dardania nga “AER” tashmë ka filluar të degradohet në pa aftësinë tuaj për mirëmbajtje. Po ashtu prapë Drejtori I Zhvillimit Ekonomik në 3 mujorin e dytë flet për zhvillime të mëdha dhe të gjitha për të cilat përmend Organizata të huaja siç janë GIZ, CARE, ATRC e që në kemi shprehur dyshimet edhe më parë për bashkëpunim të brishtë mes Komunës dhe këtyre organizatave, prandaj konsiderojmë se kjo qeverisje Komunale është në mëshirën e Organizatave të huaja sepse kapacitetet e këtyre drejtorëve tash më janë të njohura.

PDK vazhdon me pyetjen për drejtorët se sa punë iu keni dhënë kompanive lokale, sepse atyre “jabanxhi” siç i quani ju, u keni dhënë mjaft dhe disa edhe po i menaxhoni nga “jabangjinjët”.

Të nderuar drejtor juve ju mbetet vetëm të tregoni koston e udhëtimeve tuaja jashtë vendit të kota që keni bërë bashkë me kryetarin, nga të cilat udhëtime asnjë të mirë dhe asnjë përfitim nuk ia keni sjellur Komunës së Gjilanit, kosto të cilat keni obligim t’ia sqaroni qytetarëve ngase janë kosto të shpenzuara nga Buxheti i Komunës.

Ne si PDK, duke parë këtë keqqeverisje, presim tre mujorin e tretë për zvogëlimin edhe më shumë të premtimeve dhe rritjen e listës së dështimeve tuaja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.