ARKATANA

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit Politeknik nga Italia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” dhe Rektori i Universitetit Politeknik delle Marche nga Ancona e Italisë, nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit mes dy Universiteteve. Marrëveshja hap mundësinë për bashkëpunim në fusha specifike midis dy Institucioneve si: shkëmbim të personelit të Universitetit dhe studentëve, shkëmbim të përvojave të tyre pedagogjike (seminare, kurse , etj), organizime të debateve, takimeve shkencore, konferencave, shkëmbim të botimeve që rrjedhin nga këto veprimtari dhe të tjera.

Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, ka thënë se marrëdhëniet arsimore dhe shkencore mes Universiteteve janë një instrument i domosdoshëm për njohjen e përvojave reciproke për avancimin e njohurive dhe përhapjen e dijes.

ARKATANA

Ndërsa Rektori i Universitetit Politecnic delle Marche në Ancona të Italisë, Sauro Longhi, ka thënë se Universitet që ai drejton është i orientuar drejt studentëve dhe përqendrohet në një dimension ndërkombëtar, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë nevojave të studentëve ndërkombëtarë.

Ndryshe, në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona të Italisë është duke qëndruar një delegacion i dy Universiteteve të Kosovës, si pjesë e projektit EUFORIA. Delegacioni përbëhet nga Rektori, Bajram Kosumi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Gëzim Tosuni, Rektori i Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari dhe Pro Rektori për Marrëdhënie me Jashtë i Universitetit të Ferizajt, Bujar Pira. Kështu edhe Universiteti i Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Anconas së Italisë./rajonipresss/