Fundamenti

Arben Mehmeti zhgënjehet në krerët e LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kam menduar se kjo qeveri që udhëhiqet nga LDK-ja dhe Kryeministri që është i kryetar i LDK-së do të mbrojë interesat e njerëzve të LDK-së që janë brenda kompanive të ndryshme publike dhe në pozita të ndryshme, por se kjo si duket nuk po ndodhë duke i lënë pa asnjë mbrojtje ata që për kohë të gjatë nuk u nënshtruan para presioneve të mëdha politike ka shkruar Arben Mehmeti.

Sigurisht se këto presione, kërcënime dhe degradime nuk do të na ndalin në ideologjinë Rugoviane, por se është menduar gabimisht se do të mund të kemi ndonjë mbrojtje me qenë se jemi si LDK në krye të Qeverisë është ankuar Arben Mehmeti.

Personalisht jam në mesin e atyre që kam qenë objekt i sulmit për arsye politike dhe për këtë do të duhej të ju vije keq atyre që po vjelin frutat në institucione qendrore dhe lokale në emër të mbrojtjes së interesave të LDK-së.

FIDANISHTJA

Dhe për këtë shpërblim si dënim në kompaninë time unë i falënderoj kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin Isa Mustafa dhe nën/ kryetarin e LDK -së, kryetarin e LDK-së në Gjilan dhe kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri që po mundësojnë në heshtje fyerjen që po na bëhet në vazhdimësi si figura publike të LDK-së në kompanitë ku po punojmë.

Ne mund të jetojmë edhe pa punë vetëm se lutem për shëndet, por se nuk do t`i nënshtrohem asnjëherë presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme.

Besoj shumë se do të ketë organe gjyqësore që do t`i trajtojnë zyrtarët që po diskriminojnë, degradojnë dhe kërcënojnë në vazhdimësi punonjësit duke shkelë të gjitha ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës ka shkruar Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.