FIDANISHTJA

Arbitrazh me Podgoricën, zgjidhja e vetme për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deklarata që dha dy ditë më parë komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, se nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët pa e ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi nuk u ka bërë përshtypje partive opozitare, të cilat këmbëngulin në rishikimin e Marrëveshjes për Kufirin. Madje, opozita kërkon me ngulm që të shkarkohet Komisioni i drejtuar nga Murat Meha, i cili ka vizatuar kufirin me shtetin fqinj, dhe në vend të tij të vijë një komision tjetër me ekspertë të pavarur.

Ndërsa nga partia më e madhe opozitare, PDK, thonë se ekziston edhe një mundësi për zgjidhjen e këtij problemi – Arbitrazhi.

United Hospital

Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti, thotë për gazetën “Zëri” se ka hapësirë të mjaftueshme për të biseduar rreth çështjes së demarkacionit sepse, sipas tij, kërkesat për demarkacion janë të arsyeshme dhe duhet ta bëjnë demarkacionin, por duhet të bisedojnë se a mund të ndryshojë diçka edhe nga ajo që është vendosur.

“Janë dy rrugë, një që të merremi vesh prapë me Malin e Zi dhe e dyta që të merremi prapë me Malin e Zi për ta çuar në Arbitrazh ose që Qeveria të ndërmarrë masa për t’i bindur qytetarët se nuk është prekur kufiri i Kosovës”, ka thënë Haliti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.