Eko Higjiena

Kamenica inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mbrojtjen e të miturve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Netëork of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K).

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Netëork of Peace Movement” (NOPM) ka organizuar takimin e tretë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi “Mbrojtjen e të miturve nga dukuritë qe e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre”.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë policë, zyrtarë ligjore, zyrtarë për të drejta të njeriut, udhëheqës të shërbimeve sociale, në krye me kryesuesen e grupit, koordinatoren për të drejta te njeriut.

Eco Higjiena

Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutim dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar. Është vërejtur mungesa e Ligjit për të Miturit në Kosovë, i cili pritet qe se shpejti të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi është anëtarët e grupit kanë dalur me draftin e parë-final të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitet për politike dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend, debat publik, komitet për politike dhe financa dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal).

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.