United Hospital

Vitia bëhet më Plan të Mobilitetit Urban

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë në bashkëpunim me projektin DEMOS, i cili zbatohet nga Helvetas –Swiss Intercooperation, kanë bërë sot promovimin e planit të mobilitetit urban për Komunën e Vitisë. Ky plan që është përgatitur me grupin punues dhe grupit koordinues dhe në mbështetje të konsultetëve profesional si dhe zyrtarëve të këtij projekti ka për qëllim përmirësimin e qasjes dhe lëvizjes së lirë të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se kjo komunë në bashkëpunim me projektin DEMOS kanë realizuar shumë projekte që janë në interes të përmirësimit të infrastrukturës si dhe të ngritjes së kapaciteteve për shërbimet sa më të mira për qytetarë. Ergan Munoglu, zëvendës menaxher i projektit DEMOS, ka thënë se Plani Mobilitetit pos që siguron qasje më të lehtë në trafik rrit edhe sigurinë e tyre si dhe ndihmon në zvogëlimin e ndotjes së ambientit.

Mobi Casa

Ndërkaq Hasan Aliu, zv. Kryetari i komunës së Vitisë, i cili ka udhëhequr edhe me Grupin Koordinues për hartimin e këtij plani ka thënë se plani i mobilitetit është hartuar në bazë të nevojave specifike të komitetit dhe si i tillë ky plan ka marrë parasysh edhe rritjen e efikasitetit në ekonomi, transportin e njerëzve dhe mallrave si dhe ndërtimin e një mjedisi urban.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani dhe është shprehur i bindur se ai do të zbatohet në praktikë. Ermira Salihu nga DEMOS, pasi ka përgëzuar komunën e Vitisë për punën e mirë në hartimin e këtij plani ka thënë se ky projekt ka vendosur të nderoj me mirënjohje të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin e Planit të Mobilitetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.