Sinani kërkon nga Ministria e Planifikimit Hapësinor të ndalë degradimin e lumenjve
Kamenicë – Begzad Sinani pasi ka vizituar lumenjtë në Shipashnicë, Desivojcë e Tërstenë i ka bërë thirrje Ministrisë së Ferid Aganit që të ndërmarrin masa për të ndaluar degradimin e lumenjve.
Sinani ka shkruar se pasiqë ka vizituar pjesën e Malësisë kam kuptuar se Lumi, i shkatërruar nga seperacionet që punojnë në Laçiq vazhdon me të njëjtin avaz. Rruga, që është dëmtuar e që në bazë të një kërkese nga ana e komunës, sot është intervenuar për përmirësim.
Sinani ka vizituar edhe shkollën “Kadri Zeka”në Desivojcë dhe Tërstenë dhe ka konstatuar një degradim total të ambientit. /rajonipress/


