Asfaltohet rruga në Roganë
Kamenicë – Të dielën ka filluar asfaltimi i rrugës tek shtëpia e dëshmorit të kombit “Selver Kryeziu” në Roganë.
Për të parë nga afër fillimin e këtij projekti ishte edhe Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani i cili tha para banorëve se është i gëzuar që më në fund asfaltuan rrugën në këtë pjesë të Roganës. “Sot e pash të gëzuar mixhën Bajram babain e Dëshmorit të UÇK- së “Selver Kryeziu”. Ne arritëm të realizojmë një kërkesë të mixhës Bajram dhe qytetarëve të kësaj pjese të Roganës, dhe ne po përmbyllim me sukses kërkesat e qytetarëve dhe objektivat tona do të vazhdojmë edhe në lokalitetet tjera” ka shtuar Sinani./rajonipress/

