Me Akademi Përkujtimore kujtohen dëshmorët e kombit Shaban e Sami Ukshini
Zhegër – Në ambientin e Shkollës fillore “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër, në shenjë përkujtimi dhe nderimi të Shaban dhe Sami Ukshini, dëshmorë të kombit, është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e 15-të vjetori të rënies së tyre në heroike në altarin e lirisë.
Në këtë manifestim përkujtuese ishin ardhur shumë familjarë të ngushtë të dëshmorëve, por aty u gjenden edhe mysafirë e shokë të tjerë të luftës së dëshmorëve.
Fillimisht, u tha se, kjo anë e Karadakut ka dhënë shumë trima për lirinë e vendit, si janë: Idriz Seferi, Agim Ramadani, por jetën e dhanë edhe dy luftëtarë të kësaj ane të Malësisë së Karadakut, Shaban e Sami Ukshini nga fshati Kurexhaj.
Shemsedin Elezi, Kryetari i Këshillit Organizativ i këtij manifestimi përkushtues, th se, ky përkujtim i nderon Shabanin e Samiun, dëshmorë të kombit, por i nderon edhe familjet e tyre. “Për ta pasur në jetë të qetë, Shabani e Samiu nuk ndejtën duarkryq, por luftuan dhe e dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën për lirinë e popullit. Ata, si një, nuk kursyen asgjë për të luftuar kundër forcave barbare serbe gjer sa ranë në altarinë e lirisë”.
Bilall Haliti, vendas tha se, dy vite pas, këta dëshmorë të kombit të Kurexhajve, të Malësisë së Karadakut, janë vrarë më 14 maj 2001 në Rahovicë, afër Preshevës nga forcat e errëta serbe. “Pas tri dite, trupat e tyre pajetë të Shaban e Sami Ukshini janë varrosur në varrezat Kodra e Dëshmorëve, në Gjilan, më 17 të këtij viti. Atdheu, për ta, ishte gjëja e parë e jetës. Prandaj, e meritojnë një përkujtim dhe nderim këta dëshmorë të kombit, të cilët luftuan pa u frikësuar nga armiku barbar serb. Në Evropë, populli shqiptar nuk është trajtuar mirë, ku gjer vonë, shqiptarët ishin të robëruar nga të huajt. Andaj, luftë bëri gjyshi, baba e i biri, por edhe nipi. Nuk e duruan jetën në robëri, sepse jeta në robëri, nuk ka kuptim. Ky popull Luginës së Preshevës akoma kanë probleme. Nuk e kanë lirinë si popujt tjerë. Akoma nuk mësojnë me tekstet e tyre shqipe. “Lufta” e tyre për liri të plotë akoma vazhdon”.
Abdy Aliu, zyrtar komunal, në mungesë të kryetarit Haziri, tha se, kjo Akademi përkujtimore po na motivon e po na kthen për t’mos i harruar dëshmorët e kombit. “Dëshmorët “Terri” dhe “Qingji”, Shabani e Samiu luftuan me tërë qenien e tyre për lirinë e sotit. Ata as sot e as nesër nuk do të harrohen, por do të përkujtohen përgjithmonë nga qytetarët dhe të afërmit e tyre. Fakt është dita e sotit që po e gëzojmë, ditë që po e punojmë në të mirë të të gjithëve për ta quar vendin dhe amanetin e tyre gjer në fund”.
Mustafë Shaqiri, nga shoqata e luftëtarëve, tha se, me Shabanin e Samiun jemi njohur kaherë. “Këta i dhanë jetë e dritë kësaj lirie. Këta me Sevdail Idrizin ishin luftëtarë të denjë të lirisë, të cilët e ndihmuan luftën me bartjen e armatimit në këtë Grykë të Karadakut. Këtu ishte vija kryesore ku furnizohej UÇK-ja me armatim për luftë me armikun barbar serb”.
Haxhere Ukshini, vajza e Shabanit tha se, sot, ky tubim përkujtimor po na nderon neve si familje, por po e nderon edhe popullin tonë, i cili nuk po i harron. “Unë ju falënderoj nga zemra për këtë përkushtim që keni bërë në përkujtim dhe nderim të babit Shaban e Samiut tonë”.
Në fund, në këtë Akademi përkujtimore u dha një program modest artistik. /tefik selimi/rajonipress/


