Fundamenti

Diabeti, shenjat që meshkujt nuk duhet t’i injorojn

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Diabeti është një prej sëmundjeve më të përhapura në vendin tonë. Rëndësia e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sëmundjes është shumë e madhe, për vetë faktin se në fazën fillestare të para-diabetit njeriu mund t’i paraprijë shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Në këtë artikull të Agroweb do të mësoni më shumë për simptomat e diabetit që meshkujt nuk duhet t’i injorojnë.

Infeksionet

Niveli i lartë i sheqerit në gjak nxit zhvillimin e infeksioneve dhe mykut. Urinimi i Shpeshtë Urinimi i shpeshtë është një tregues i diabetit. Urinimi mund të ndodhë gjatë ditën dhe natës. Një mashkull që vuan nga një problem i tillë duhet të bëjë analizat për prostatën dhe diabetin.

Plogështia

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe shterim të energjive tek një burrë. Lodhja vazhdon deri një vit pas diagnostikimit.

Trashëgimia gjenetike

ARKATANA

Nëse një anëtar i familjes së një burri vuan nga diabeti ose brezi i mëparshëm i familjarëve ka vuajtur nga kjo sëmundje, atëherë kontrolli mjekësor është i domosdoshëm.

Mbipesha

Studimet kanë treguar se meshkujt e prekur nga diabeti shtojnë më pak peshë se gratë, por kjo nuk do të thotë që ata duhet të ulin vigjilencën. Kur nivelet e sheqerit në gjak janë në nivele të larta ato mund të ndikojnë tek oreksi, metabolizmi dhe mbipesha.

Dhimbje kraharori gjatë aktivitetit fizik

Problemet me metabolizmin kanë lidhje të fortë me fazën e parë të diabetit. Tek këto probleme përfshihet edhe tensioni i lartë i gjakut, një problem që ju vë në rrezik ndaj ishemisë dhe dhimbjes së kraharorit. Njerëzit që përjetojnë dhimbje kraharori gjatë një aktiviteti të caktuar fizik duhet të kryejnë analizat e diabetit.

Mungesë simptomash

Faza e parë e diabetit shoqërohet me një mungesë simptomash, një situatë që mund të zgjasë për vite të tëra. Mjekët shpjegojnë se problemet me nivelin e sheqerit në gjak mund të vazhdojnë për 6-7 vite përpara diagnostikimit. Diabeti është një sëmundje që marshon dhe shkatërron ngadalë ndaj kini kujdes Analizat e rregullta të gjakut ju ndihmojnë për kapjen në kohë të sëmundjes./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.