Eko Higjiena

Haziri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për dërgimin e 15 nxënësve në Gjermani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Haziri, gjatë vizitës në Republikën Bajernit, ka konkretizuar marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Gjilanit, kompanisë “Wurm” dhe “Bav-Kos” për dërgimin e 15 nxënësve të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” në shkollim profesional prej 42 muajve në Gjermani.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Gjermani.

Haziri, gjatë vizitës në Republikën Bajernit, ka konkretizuar marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Gjilanit, kompanisë “Wurm” dhe “Bav-Kos” për dërgimin e 15 nxënësve të shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” në shkollim profesional prej 42 muajve në Gjermani.

FIDANISHTJA

Ky memorandum është bërë falë angazhimit të z. Erdoan Idrizi, një gjilanas i cili ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në projektimin dhe ndërtimin e sistemeve alternative ripërtritëse të kaldajave për prodhimin e energjisë dhe ngrohjes përmes biomasës, e cila prodhon energji alternative.

Vlen të theksohet se ky projekt, një pjesë të prodhimit e finalizon në Gjilan. Ky është projekti më i madh ekologjik, i cili, prodhon energji nga biomasa, si mbeturinat e pyjeve, ashklave të drurit, peletit dhe lëndëve të tjera.

Gjithashtu, është prezantuar edhe projekti më i ri, i cili, bënë trajtimin e llumit të ujërave të zeza, duke prodhuar, poashtu, energji alternative dhe ngrohje dhe duke iu përmbajtur të gjitha standardeve për mos emetimin e gazrave në ambient. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.