Ranillugu respekton vendimet e MPB-së?
Gjilan – Bazuar në Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë pronarët e targave të përkohshme nga 29.04.2016. mund të bëjë ri-regjistrimin e automjeteve të tyre në tabelat e rregullta të Kosovës thuhet në njoftimin e MPB-së të cilin e kanë postuar në faqen zyrtare komuna e Ranillugut.
Në tekstin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të nënshkruar nga ministri Skënder Hyseni thuhet si në vijim:
1. Të gjithë pronarët, të cilat automjetet e të cilëve janë të regjistruara në Kosovë para 10 qershor 1999 dhe janë të pajisura me tabela të përkohshme, në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 38/2012 për regjistrim të automjeteve nga ish-Jugosllavia me tabelat e përkohshme të Kosovës, dhe po ashtu kanë kaluar procedurën e verifikimit nga Komisioni i cili është themeluar me vendimin nr. 308/2012 e 13/07/2012. kanë të drejtën e targave të rregullta të Kosovës.
2. Të gjithë pronarët, automjetet e të cilëve nuk kanë të drejtë sipas paragrafit 1 të këtij vendimi ju ka lejuar vazhdimin e regjistrimit të përkohshëm me tabela të përkohshme deri në një zgjidhje tjetër.
3. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërpritet vendimi i Ministrit të Ministrisë së Brendshme nr. 308/2012 e 13.07.2012 për themelimin e komisionit dhe vendimit të ministrit të MPB-nr. 124/2015 e 27.03.2015.
4. Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil për zbatimin e këtij vendimi./rajonipress/


