Edhe Diellza Kolgeci dikur provoi të bëhej këngëtare
Diellza Kolgeci u bë emër i njohur për publikun në vitin 1996, ku u zgjodh Miss Kosova dhe që atëherë ajo ka qenë mjaftë aktive në jetën publike.
Por Diellzës pas fitores si më e bukura e Kosovës, ju hapën dyert edhe në fusha tjera, më pas atë e kemi parë edhe si aktore në rolin kryesor në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura 1 dhe 2”.
Por as kurora e me të bukures dhe as aktrimi nuk i mjaftuan Diellzës, ajo provoi edhe një fushë tjetër, e ajo ishte muzika, shkruan Magazina.al
Diellza në vitin 2002 u paraqit me këngën “Ku mbetën ëndrrat” në festivalin Polifest, kënga saj u prit mirë nga publiku atëherë , por në vitin 2007 këngëtarja si duket u bind se nuk është për këndim, pasi kënga e saj “Si Kleoptra”, nuk u prit edhe aq mirë dhe kjo si duket i dha fund tentimit të Diellëzës për tu bërë këngëtare./Magazina.al/


