UBT

Sistemi i ujitjes së Tokave Bujqësore, kambanë që nuk dëgjohet nga pushteti komunal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për dy vjet radhazi Ministria e Bujqësisë ka shpallur Grante të veçanta për komunat e interesuar që të investojnë në sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, komuna e Gjilanit nuk ka bërë fare përpjekje që të përfitoj nga këto mundësi. Kosova sipas studimeve të ekspertëve ndërkombëtar dhe vendas, ka vetëm tri mundësi për zhvillim ekonomik: Energjinë, minierat dhe Bujqësinë thotë Sahit Abazi.

Sigurisht që në secilin sektorë ka përparime por ende pa plane të sakta dhe disi anemike. Të lokalizojmë studimet ndërkombëtare dhe vendase për zhvillimin ekonomik në Gjilan dhe Anën e Moravës përgjithësisht, do të shohim që si Rajon potenciale për Energji dhe Miniera fatkeqësisht nuk kemi, na mbetet vetëm zhvillimi i Bujqësisë. Nuk do të thellohem në analizë për të treguar më shumë për Bujqësinë sepse kjo u takon profesionistëve te kësaj fushe, por kërkesa ime ka të beje me efektet ekonomike e sociale të një segmenti tashmë të domosdoshëm për të rritur prodhimtarit bujqësore “Sistemin e Ujitjes së Tokave Bujqësore” ka thënë Sahit Abazi.

Paramendojeni që komuna dukshëm më të vogla se Gjilani si Rahoveci, Vushtria e Gjakova kanë filluar të investojnë në ndërtimin e sistemeve të ujitjes së tokave bujqësore, kurse në Gjilan kjo temë është e vdekur. Agroekonomija është shpëtimi i Anamoraves dhe Gjilanit në veçanti, ne kemi njerëz të zotë punëtor të mrekullueshëm të tokave të cilët po të kenë mbështetje serioze të shtetit janë të gatshëm së pari të rrisin sipërfaqet prodhuese, numrin e punëtorëve dhe sigurisht mirëqenien e përbashkët.

FIDANISHTJA

Zona si ajo e Përlepnices, Zhegrës, Bresalcit, Kravarices e Livoçit janë të mrekullueshme për të prodhuar gati të gjitha kulturat bujqësore. Jemi të sigurtë që duke ndërtuar sistemin e ujitjes se tokave disa mijëra njerëz do të zgjidhnin problemin e punësimit, por kjo së pari do studim fizibileti apo arsyeshmerie, të cilën do ta shtyjmë në Kuvendin e Komunës së Gjilanit, e pastaj edhe në institucionet qendrore të shtetit.

Kjo çështje e ngritur është në vazhdën e aktiviteteve tona të cilat do të pasohen edhe me plote aktivitete tjera deri në realizimin e këtij qëllimi ka thënë Sahit Abazi, Shef i grupit të këshilltarëve Komunal të PDK-së, Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.