Dy klasë përfitojnë në KOSOVISION CONTEST 2015-2016
Kamenicë – Janë renovuar dy klasë të shkollës Fan S. Noli në Kamenicë pas rezultateve të treguara në garat e Kosovision Contest 2015- 2016. Përveç shpërblimeve të fituara në gara klasët u ndihmuan edhe nga Kisha protestante dhe Komuna e Kamenicës. Mësuesja Fatime Sylejmani me klasën e v|1 dhe mësuesja Shpresa Shehu me klasën e V|3 u shpallën fituese në garat mbarë shtetërore.
Nënkryetari i Kamenicës u shpreh i kënaqur me rezultatet e nxënësve dhe mësueseve si dhe shprehu kënaqësinë që edhe komuna ndihmoi në projektet e këtyre klasëve. “Jam i lumtur që e pata rastin të jem pjesë aktive e një projekti të vogël të punuar me një vullnet të madh nga nxënësit e klasës V/1 dhe mësuesja Fatime Sylejmani, që pat për qëllim renovimin e Klasës për fëmijët me nevoja të veçanta në kuadër të shkollës SHMFU ”Fan S. Noli” në Kamenicë.
Gjithashtu do të vazhdojmë ta mbështesim edhe mësuesen Shpresa Ajvazi – Shehu, për përfundimin e renovimit të ambientit të klasës V/3” ka thënë Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi./rajonipress/


