Mobi Casa

Hoti: Serbët i kanë informacionet për të pagjeturit, do t’i kërkojmë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri Avdullah Hoti tha se në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq në Bruksel ka kërkuar informacionet për të pagjeturit në Kosovë. Tha se Serbia i ka këto informacione, të cilat i ka kërkuar Kosova.

“Ekzistojnë ato informata në arkivat serbe. Kam kërkuar që ky të jetë parimi i parë. Unë kam kërkuar që të hapen të gjitha arkivat në mënyrë që të mbyllet kjo temë, dhe parimi i dytë që të ketë drejtësi”, tha Hoti në Pressing.

Ai tha se nuk do të pranojnë asnjë kompromis në marrëveshjen finale, përveç njohjes reciproke.

Eco Higjiena

Hoti beson se në këtë drejtim e kanë edhe përkrahjen ndërkombëtare.

Mendoj se jemi duke shkuar rrugës kur partnerët ndërkombëtar do t’i thonë Serbisë ‘mjaft është mjaft’.

“Vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit”, tha Hoti.