Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e trotuareve në rrugën Viti – Mogillë dhe në Sadovinë të Muhaxherëve
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë vizituar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit të fshatit në Sadovinë të Muhaxherëve, por edhe në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës që lidhë Vitinë me Komunën e Kllokotit, përkatësisht me fshatin Mogillë.
Me këtë rast ai theksoj se siguria në komunikacion është prioritet për komunën e Vitisë në veçanti për këmbësorët.
Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon me projekte të shumta në të gjitha lokalitetet dhe atë në fushat e ndryshme me qëllim që qytetarët e kësaj komune të kenë kushte sa më të mira./rajonipress/


