UBT

Agim Veliu: Koalicioni PDK-LDK po funksionon mirë, opozita mos ta rrezikojë liberalizimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se pozitat e zbrazura në Qeverinë e Kosovës që kanë mbetur i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se për këto nuk flasin në LDK dhe nuk është çështje e kësaj partie.

Ai ka thënë se emrat dërgohen nga partia e koalicionit dhe sipas tij, kryeministri është ai që merret më këtë punë.
“Ato janë çështje të Partisë Demokratike që t’i bëj propozimet dhe kryeministri të vendos, nuk janë çështje që i diskutojmë ne, por janë probleme të qeverisë”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Ai ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave nuk duhet të rrezikohet nga kryeneçësia e opozitës. Sipas tij, demarkacioni ka kaluar nëpër shumë filtra dhe është vërtetuar që është gjithçka në rregull.

FIDANISHTJA

“Mendoj se nuk duhet rrezikuar procesin e liberalizimit të vizave. Çështja e demarkacionit ka kaluar nëpër procedurat që kërkohet, ekspertët e huaj kanë konfirmuar se komisioni ka kryer punën në bazë të dokumenteve që janë valide dhe në fuqi dhe nuk di çka ka aty më tepër që të sqarohet”.

Veliu ka thënë se koalicioni është duke funksionuar mirë dhe nuk ka asnjë problem. Sipas Veliut, qeveria është duke kryer punë të mira, dhe rezultatet janë të prekshme tashmë.

“Koalicioni po funksionon mirë, numrat e nevojshëm janë dhe rezultat e qeverisë po shihen. Kohëve të fundit liberalizimi i vizave, pranimi në UEFA e nesër shpresojmë edhe në FIFA. Janë arritje të mira dhe nuk është mirë që opinioni të orientohet nga problemet tjera duke i harruar sukseset”, ka thënë Veliu për Indeksonline.
Ndryshe pozita e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës është boshe. Këtë pozitë e kishte presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.