ARKATANA

Pija shëruese e tokës, hithra, mollë dhe spinaq

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Hithra është një nga barishtet më të pasura me vlera në botë. Konsumi i saj rekomandohet për pastrimin e organizmit, kundër alergjive, për shëndetin e kockave dhe rikthimin e energjisë në organizëm. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hithra është një burim i shkëlqyer i kalçiumit, manganit, magnezit, vitaminës K dhe proteinës. Falë këtyre përbërësve, hithra rekomandohet për forcimin e kockave, thonjve, flokëve dhe dhëmbëve.

Si Ta Përdorni Hithrën
Hithra është një barishte e cila nuk të lë kurrë në baltë. Atë mund ta përdorni në receta të larmishme. Ju mund të gatuani lazanjë me hithra, salcë për makarona, byrek apo ta kavërdisni njësoj si spinaqi. Me hithrën ju mund të përgatisni edhe një lëng shumë të pasur që njihet si Pija e Tokës, sugjeruar nga AgroWeb.org. Kjo pije është e ëmbël dhe freskuese. Ajo është shumë e pasur me vitamina dhe minerale dhe i jep trupit energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë gjatë gjithë ditës.

Përbërësit:
Një filxhan çaji me hithra të freskëta
Një filxhan çaji me spinaq
Një banane
Një mollë mundësisht jeshile
2 gota me lëng molle
Gjysëm avokado
Çerek filxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Hidromorava

Përgatitja:
Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta. Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi. Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart. Përziejini deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.

Lëngu i Hithrës
Lëngu i hithrës së valuar është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mbrojtur shëndetin e zemrës.m Ai është i pasur me shumë antioksidantë. Ky lëng rekomandohet të pihet edhe nga diabetikët sepse ndihmon të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Me lëngun e hithrës ju mund të bëni edhe gargarë për të hequr erën e keqe të gojës. Një gotë në ditë është e mjaftueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.