ARKATANA

Çamët e Çamërisë – poezi hymnore

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zeus perëndia po pyet? Ç´po ndodh, me Dodonën, Akropolin, dhe Janinën pse kaq shumë emra për një popull, e për një gjuhë, Shqipëri pse hesht

Një varr kaq i stërmadh si Çamëria
edhe poezinë ma bën me lot dhe me
dënesë, ai dhunim grash dhe vajzash
ishte, përpushtim tokash dhe dëbime

Adha, s´mund ta shoh me sy Greqinë
kur kujtoj Çamërinë, gjenocidin grek
mbi çamët, gjithë at´zjarr vrasjesh
për t´ia vjedh identitetin Çamërisë

ARKATANA

Ikja e çamëve nga Çamëria vazhdon
këngët çame janë këngë qytetëruese
Shqipëri, pse e hesht çështjen çame
Lufta Trojës s´ishte greke, po e jona

Çamëri, t`i ji përgjigja e popullit tënd
lëviz në drejtim të gjuhës së nënës
ftoj të gjithë çamët kudo që janë, të
kthehen në dheun e të parëve të tyre!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016