UBT

Riciklimi i Hoxhajt, skandal politik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dështimet dhe abuzimi, kusht për t’u rizgjedhur ministër

E kaluara në MASHT dhe MPJ e ndjek nga pas ish-ministrin

UBT

Analistët janë tepër kritikë për riemërimin e Enver Hoxhajt, sepse, sipas tyre, ai nuk bëri asgjë, kur ishte në Qeveri, për t’i ndalur abuzimet, siç ishte rasti me aferat milionëshe të teksteve shkollore, apo degradimi i shërbimit diplomatik të Kosovës

Vendimi i kryesisë së PDK-së për rikthimin e deputetit Enver Hoxhaj në pozitën e ministrit të Jashtëm, pas lirimit të kësaj pozite nga Hashim Thaçi, pavarësisht rezultatit të tij të dobët në qeverisje për dy mandatet e kaluara, ish-ministër i Jashtëm dhe ministër shumë i dështuar i Arsimit, po befason për të keq jo vetëm deputetët e partive politike, brenda dhe jashtë koalicionit qeverisës, por edhe analistë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare. “Diplomacia e Kosovës me vite ka qenë e dështuar dhe vazhdon të jetë e tillë. Edhe me herët, Ministria e Punëve të Jashtme, edhe para Thaçit, gjatë mandatit të tij, por besoj edhe tash, nuk e ka arsyetuar aspak rolin e saj. Kanë qenë shumë të pakta njohjet që ka sjellë Ministria e Jashtme e Kosovës. Thaçi e përfundoi mandatin me një njohje të vetme, të cilën mezi e solli. Mendoj se do të vazhdojë situatë e njëjtë. Përndryshe roli i MPJ-së është esenciale për politikën e jashtme të shtetit dhe sjelljen e njohjeve. Mendoj se në të ardhmen, jo vetëm kryeministri, por edhe Kuvendi duhet ta vlerësojë performancen e MPJ-së dhe të kërkojë nga kryeministri që të ndërmarrë veprimet e duhura për ta përmirësuar gjendjen në këtë ministri”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.