Në 4-vjetorin e themelimit, urime, për “ditëlindje” – Rajonipress…!
Gjilan – Sot është “datëlindja” 4-vjeçare e Agjencisë Rajonale e Lajmeve Rajonipress. Një agjenci e “pjekur” e shpejt dhe shumë e pranuar nga të gjithë njerëzit. Si bashkëpunëtor e dija se sot në zyrën e kësaj Redaksie të lajmeve e gjej “pronarin” e saj, z. Musa Sabedini. Aty u gjenda. Ai më priti fort mirë. Ishte ky Musa Sabedini, një person, tash profesor me grada në fushën e gazetarisë. Ia urova 4-vjetorin e themelimit. I shtova “Urime për punë të mbarë dhe shumë suksese”! Pse jo?
Kjo agjenci e lajmeve, me tërë stafin e saj dhe me bashkëpunëtorët e saj kudo që gjenden në Kosovë, diasporë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Itali, Norvegji, Kosovë Lindore e Maqedoni e në trojet shqiptare, me rastin e 4-vjetorit të themelimit të punës së informimit (5 maj 2012 – 5 maj 2016 ), i falënderon të gjithë lexuesit e saj për përkrahje e mbështetje të pakursyer. Agjenci e lajmeve të shpejta, korrekte dhe pa vonesë. Prandaj, Rajonipress, edhe sot zotohet se në vitin 2016 do të jetë në shërbim të lexuesve dhe do të jetë kujdestar i të gjitha zhvillimeve që ndodhin kudo në hapësirat shqiptare.
Ky profesionalist i gazetarisë moderne është Musa Sabedini. Musa është fitues i katërfishtë i çmimit në gazetari, autor i dy librave, ligjërues i lëndës “Etika në media” dhe udhëheqës për më shumë se 16 vite i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.
Jo vetëm kaq. Ai sot thotë se Rajonipress i ka rezistuar të gjitha rrymave e klaneve mafioze dhe ka ditur të bëjë gazetari profesionale të ndërtuar nga standardet e larta e të avancuara. Puna në përditshmërinë gazetareske nuk është ndalë. Lajmi ka dalë apo është botuar për një kohë të shkurtër. Aty është mbajtur mbledhja, pas pesë minutash lajmi është shpërndarë. E ka marrë dhenë. Këto lajme, shënime, reportazhe, kritika, dokumentarë, mandej edhe shkrime nga kultura, psh. përurim librash e portretesh të njerëzve të merituar e të tjera, e gjejnë vendi këtu, të cilat lajme, shënime, kronika e tjera, merren edhe nga agjencitë tjera të ditës që kanë emër.
Prandaj, Rajonipress me të drejtë konsiderohet “lokomotivë e gazetarisë moderne dhe lokomotivë e luftimit të krimit, dukurive negative e mbi të gjitha lokomotive mbrojtjes së qytetareve të pa krahë e të pa zë”, ka shtuar z. Sabedini. Ai thotë se, kemi zhvilluar një gazetari aktive dhe gjithnjë në shërbim e në favor të lexuesve e qytetarëve të thjeshtë. “Atyre u dhamë fuqinë më të madhe për të folur hapur e shprehur lirshëm qëndrimet e tyre. Për këtë arsye për ne është një ditë e veçantë, pra kjo “datëlindje” e këtij agjencioni të lajmeve, sepse shënojmë katër vjetorin e punës së pandërprerë nga 5 maji i vitit 2012, Ishte kjo një punë dhe e arritur me shumë suksese. Shpejt kjo Agjenci e lajmeve u bë një lajmëtar origjinal e ambasador i lajmit të vërteta e të shpejta”.
Po ashtu, M. Sabedini, menaxhues i Agjencisëë së lajmeve “Rajonipress”, ka bërë një punë profesionale, angazhuese, hulumtuese. Ai shton edhe këtë se, “Me shkrimet tona, kemi goditur çdo pikë, ku ka lëvizur çdo detaj që ka qenë në interes të publikut. Andaj, shton ai, – jemi profesional dhe në shërbim të gazetarisë dhe të etikës së saj profesionale, tashmë e kemi dëshmuar qindra herë këtë “zanat” joshës e me përgjegjësi. Ndoshta jemi të vetmit në rajon që jemi marrë me raste të rënda të korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit e kontrabandimit, por, asnjëherë nuk jemi frikësuar për asnjë rast ndaj asnjë grupi etj”.
Agjencioni i lajmeve Rajonipress, në këtë përvjetor të katërt, i falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë që i ka kudo, sepse pa kontributin e tyre dhe pa shkrimet, opinionet, kronikat e tyre qoftë edhe nga Diaspora apo Kosova Lindore, rubrikat nuk do të ishin të kompletuara.
Prandaj, Rajonipress do të vazhdojë që edhe në vitin 2016 të jetë kritikues real, të jetë në hap me lajmin e dëshiruar nga lexuesi. Ky Agjencion Lajmeve, si medium i profesionalizuar do të merret vetëm me gazetarinë kritike, por nuk do të thotë se ne nuk do të shkruajmë edhe për zhvillimet pozitive që ndodhin brenda Gjilanit dhe Anamoravës”, ka thënë në fund të bisedës z. Musa Sabedini, në ditëlindjen e Agjencionit të tij Rajonipress./tefik Selimi/, bashkëpunëtor i rregullt i Rajonipress-it


