Eko Higjiena

Godfrey: Zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi duhet të pranohet nga të dyja palët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Në një prononcim për televizionin serb “Prva” diplomati amerikan tha se vetëm përmes dialogut mund të vihet deri te marrëveshja, por theksoi se kjo marrëveshje duhet ta ketë miratimin e të dyja palëve.

“Serbia, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duhet të mbështetet në vetvete dhe në bisedime, ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja janë aty për të ndihmuar”, tha ai, transmeton “Zeri.info”.

Hidromorava

Duke komentuar deklarimet se Gjermania ka ndikim më të madh kur bëhet fjalë për Kosovën, ndërsa ndikimi i SHBA-së po shkon duke u zbehur për sa i përket zgjidhjes së çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan tha se nuk mendon se këtë çështje do ta zgjidhë dikush jashtë rajonit.

“Serbisë i takon të gjejë një zgjidhje të përhershme, e cila do të jetë funksionale dhe kjo duhet të vijë nga të dyja palët. Përvoja na tregon se zgjidhjet e imponuara nuk janë të mira dhe nuk funksionojnë mirë”, përfundoi ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.