Mjellmë e bardhë
Prej pjesës më të thellë të Liqenit brofe, sipër faqes së ujit u ndal, flatrat rrahe, sysh më shpove
Pa një pa dy
drejt gjirit tënd notova
Ti ngrite kokën
atë qafë të bardhë si bora zgjate
dhe gjoksin ma fale
Pa më të voglën fjalë
më rrëmbeve
Nuk e prisja një shfaqje të tillë
pasdites me shi
me pak shumë pak diell
Aq më pak e prisja dehjen që pasoi
Pika ime e dobtë
mjellmë e bardhë
si zemër e shkrumuar pas teje
përherë ka për t’ ardhë
Sabit Rrustemi, ( 4 maj 2016 )


