Eko Higjiena

Emërimet e reja në Qeveri, pas zyrtarizimit të Veselit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një lloj riformatimi i Qeverisë së Kosovës, i paralajmëruar nga partnerët, PDK-ja dhe LDK-ja, para disa javësh në frymën e plotësimit të pozitave ministrore të liruara pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në pozitën e presidentit, me mundësi të ndryshimit në bazë edhe më të gjerë, edhe pse u premtua të ndodhë shpejt nuk është duke u finalizuar as gjatë këtyre ditëve.

Ky proces, sipas zyrtarëve të LDK-së, nuk pritet që të marrë formën finale para përfundimit të konventës së PDK-së, në të cilën Kadri Veseli do të rikonfirmohet edhe zyrtarisht si pasardhës i Hashim Thaçit në krye të PDK-së. Këtë agjendë të pritjes e ka bërë të ditur për “Kosova Sot” zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas tij, në këtë moment po pritet vetëm plotësimi i dy pozitave të lira, derisa një riformatim më i gjerë i kabinetit nuk përjashtohet si mundësi, nëse ka nevojë të tillë, pasi të jetë bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i punës së ministrave nga të dy partnerët e koalicionit. “Aktualisht jemi duke pritur emrat për dy pozitat vakante që duhet të vijnë nga PDK-ja. Ata e kanë tani në pritje mbajtjen e një Kuvendi – konvente të partisë, në të cilën pritet të konfirmohet lidershipi i partisë, dhe me sa duket kjo është arsyeja e vetme që deri më tani nuk i kemi emrat”, është shprehur ai. Sipas Gecajt, deri më tani nuk kanë parë indikacione që do të ketë një riformatim në bazë më të gjerë të Qeverisë.

Uji Dea

Agjenda klienteliste e koalicionit

Analistët politikë nga ana e tyre konsiderojnë se partnerët e koalicionit nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për ndryshime reciproke në Qeveri, prandaj janë duke blerë kohë edhe në plotësimin e dy vendeve të zbrazëta ministrore, duke ushtruar edhe një lloj presioni të anëtarët e tjerë të Qeverisë që t’i nënshtrohen akoma më shumë arbitraritetit të liderit të partisë. “Paralajmërimi për riformatimin e Qeverisë mes subjekteve politike, PDKLDK, i cili do të duhej të ndodhte muaj më parë, i paralajmëruar para rreth dy javësh, tek të dyja palët politike, si instrument i demokratizimit të përbashkët qeveritar, përgjegjësia dhe kreditë e të cilave janë të përbashkëta./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.