United Hospital

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
United Hospital

E Hëna në Kosovë do të sjellë ndryshim të motit, por dita ende do të jetë mjaft e ngrohtë dhe me shumë intervale kohore me diell. Gjatë ditës me dielë dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në pjesë të Dukagjinit. Pasdite vonë shtim i vranësirave me reshje lokale shiu. Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës rrebeshe shiu në të gjitha viset vende-vende me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat edhe nesër do të jenë mjaft të larta duke shkuar mbi 20 gradë Celsius maksimalet. Gjatë mbrëmjes ulje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër priten vranësira e diell. Më shumë vranësira në Shqipëri, Mal të Zi dhe perëndim të Maqedonisë, ndërsa në pjesët tjera më shumë diell.

ARKATANA

Rrebeshe lokale shiu do të fillojnë gjatë ditës në Shqipëri dhe Mal të Zi, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë sidomos në zonat bregdetare. Në mbrëmje dhe gjatë natës rrebeshet e shiut përfshijnë tërë Shqipërinë, Maqedoninë dhe Luginën e Preshevës.

E Marta vjen më e ftohtë, me vranësira sidomos në mëngjes dhe paradite, ndërsa gjatë dites vranësirat tërhiqen dhe priten intervale me diell. Atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.