ARKATANA

Këngë për Zijah Shemsiun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –
N’ Përlepnicë, afër Gjilanit – U lind biri i Hasanit !
I Hasanit dhe Lutfisë – Biri i nderit t’ shqiptarisë !

Si feniks, Zijah Shemsiu –
N’ aksione i pari priu !…
Për liri t’ kombit shqiptarë –
Trasoi rrugën ai skofiarë !

Me studentë nga gjenerata –
Ngriti zërin n’ demonstrata !…
Për Atdhe, që e donte shumë –
S’ bënte lojë, as s’ bënte gjumë !…
N’ kazamatet e Serbisë –
Dergjen bijtë e shqiptarisë !

Mobi Casa

Bashkë me ta , Zijahu dergjej –
Nga torturat gjallë nuk jepej !
N’ Beograd , bishat e gjahut –
Thithen gjakun e Zijahut !

Veç pse e mbronte të vërtetën –
Korbazitë , ia morën jetën !…
Shqipja , korbat s’i duroi –
Hapi krahët , fluturoi !…
Kah shtegtoi Zijah Shemsiu –
Shqipja lartë , flatrat i shtriu !…

Demir Krasniqi: “KËNGË KRISMASH LIRIE II” – Gjilan, 2002, faqe 66.