UBT

Familja Sylejmani me “NOTA brillant” ndihmojnë me aktivitete humane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vazhdën e bashkimit të njëpasnjëshëm të familjes Sylejmani me “NOTA brillant”, nipat e z. Rifat Llashtica, dy djemtë e ri e shumë ambicioz, Andisi dhe Lorisi, janë bërë vazhdë e aktiviteteve humane të familjes së tyre. Andisi dhe Lorisi, janë djemtë e Fatonit, ndërmarrësi më i suksesshëm gjilanas, i cili e themeloi “NOTA brillant, kompani e cila është vlerë e shtuar dhe simbol referimi për qytetin e Gjilanit. Edhe Fatoni, sikurse, djemtë e tij, çdoherë, iu është përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kohës, për shpërfaqje të njerëzve të cilët në virtytet e tyre njerëzore, posedojnë humanizëm dhe përkushtim për tjetrin ka shkruar Arbër Ismajli.

Familja Sylejmani, çdoherë, ka dëshmuar vlerat e tyre të sakrificave dhe përkushtimit për njerëzit në nevojë. Andisi dhe Lorisi, si dy të rinjë gjilanas, brenda shpirtit të tyre, posedojnë vlera humane dhe njerëzore, e mbi të gjitha, japin shembullin më të mirë të tjetërsimit të vlerave familjare, nga paraardhësit e tyre.

Ne, si institucione lokale, u jem shumë falënderues ndaj familjes Sylejmani, e veçanërisht, ndaj këtyre dy të rinjëve, Andisit dhe Lorisit, të cilët vërtetë treguan vlerat shpirtërore të cilat i posedon rinia jonë e shëndoshë.

Mobi Casa

Përderisa vazhdojmë të kemi këtë lidhje të ngushtë me familje, gjë që na veçon për të mirë, vlerat e të rinjëve të sotëm të cilat do të përcillen edhe tek fëmijët e tyre, do të jenë vlerë e artë për trasimin në gjenerata.

Ju faleminderit, Andis dhe Loris, për përkushtimin tuaj serioz, në trajtim të familjeve në nevojë ka shkruar Arbër Ismajli./rajonipress/