FIDANISHTJA

Nga sot hapen këto biznese, Ministria tregon sa klientë mund të futen brenda një lokali njëkohësisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dje ka publikuar masat e reja lehtësuese drejt daljes nga karantina të cilat do të fillojnë së zbatuari nga sot dhe do të zgjasin deri më 18 maj.

Në mesin e këtyre masave është edhe hapja nga sot e lokaleve që shërbejnë klientë në disa veprimtari. Kjo nuk do të vlejë njëherë për veprimtarinë e gastronomisë që përfshin kafenetë, baret dhe restorantet.

Lokalet do të hapen nga sot dhe numri i klientëve do të kufizohet në bazë të hapësirës së lokaleve. Konkretisht, do të lejohet një klient në çdo 8 metra katror.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka obliguar pronarët e lokaleve që në hyrje të vendosin njoftimin për numrin maksimal të personave që lejohet të hyjnë brenda.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë publikoi fazat kthimit në normalitet. Sipas tabelës së publikuar nga kjo ministri, nga sot rinisin punën këto veprimtari:

UBT

Ndërtimtaria dhe patundshmëria,

tregtia e automjeteve (pjesërisht),

tregtia me pakicë (pjesërisht),

riparimi i artikujve personal dhe orendive,

zyra e konsulencës (me lista të stafit esencial).