KKVITI

Zgjimi i vonë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Qan e qesh sot hija jote, mbuluar me plaf të verdhë, Tinëz dëgjon ritualet e ditës, Me shpresa të ngrohta ushqen javët.

T`i kërkon në heshtje të plotë
Atë që të takon prej kohësh
Një pellg lotësh sa një oqean
U tretë në qenien tënde prej vitesh.

Se heshtja është flori e kam dëgjuar kaherë
Në stinët e përsëritura
E të venitura
Asnjëherë nuk të solli verë!

Hidromorava

T`i qëndron ende me shpresë
Se mundi yt do të shpërblehet
Mos thashtë Zoti të zhgënjehesh
E t’i fyesh pritjet e tua të kota.

Ndoshta vonon…
Ndoshta do të vij…
Dita e bekuar
Bashkë me orët e zgjimit
E ti falësh si fëmijë ditës së re
Plotë hare….

Selvete Abdullahu,
Gjilan, 30 prill 2016