Kurti: Ndarja e mjeteve financiare për Luginën tregon interesimin tonë për popullatën atje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për ndarjen e mjeteve për ndihmë financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat me shumicë shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Kurti tha se janë të vetëdijshëm se situata me COVID-19 ka rritur jashtëzakonshëm nevojat sa i përket pajisjeve mjekësore dhe që buxheti i cili fillimisht është ndarë për pjesën e shëndetësisë është i ulët për shumë institucione, por me këtë ndihmë është arritur të ndihmohen sado pak këto komuna.
Ai tha se këto pagesa janë realizuar me 27 prill, nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrorë të Republikës së Kosovës përmes bankës korrespodentë “Deutsche Bank AG” në llogaritë e këtyre tri komunave.
Qeveria e Kosovës i ka ndarë:
200 mijë euro për Preshevën;
200 mijë euro për Bujanovcin; dhe
100 mijë euro për Medvegjën.


