ARKATANA

Në emër të cilës luftë e vjedh Kosovën Azem Syla?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Politika serbe, sjell brendet më të mëdha botërore për të investuar në Serbi, ndërsa në Kosovë vidhet dhe përvetësohet pasuria shtetërore nga njerëzit që thirren në emër të luftës e politikës.

Nuk ka ditë që në Serbi nuk hapet ndonjë fabrikë apo filialë e brendeve të mëdha botërore. Në këtë vend po bëhet fjalë për një zhvillim të hovshëm ekonomik, ndërkaq në Kosovë flitet ende për liberalizimin e vizave.

Ne po kapemi për gjërave të kota sa që po e habisim botën me sjelljet dhe mos punën, mos aftësinë, paragjykimet, gjykimet e të tjerëve dhe tentimin për t’i bërë të gjithë siç jemi vet, të robëruar shpirtërisht, të ligj dhe të pa ditur.

Uji Dea

Ne jemi të pa ditur, dhe për këtë na përfaqëson një shtet pa dinjitet, i dobët i kapur nga elita kriminale e politikës.

Deri sa në Serbi po privatizohen kompanitë që shtetit serb po i sjellin miliarda euro në buxhetin e saj, siç është rasti me fabrikën e hekurit “železničara” në Smederevë e privatizuar nga një kompani kineze, e cila vitin e ardhshëm e sjell presidentin kinez në vizitë në Serbi. Mandej Krahas këtyre zhvillimeve pozitive për ekonominë serbe, në Kosovë kapen deputet kriminel që në emër të luftës përvetësojnë pasurinë shoqërore në mënyrën më kriminale. Deri sa kompanitë e mëdha në Serbi, nuk kanë probleme për të gjetur njerëz profesional ose resurse humane, në vendin tonë problemi kryesorë që u paraqitet edhe bizneseve vendore është se, janë të detyruar të blejnë ekspertë nga vendet fqinje me një çmim shumëfish më të lartë.

Projekti dhe shembulli tjetër është se Emiratet e Bashkuara Arabe, investojnë projektin më të madh në Serbi “Beograd nad vodom” me 3.5 miliardë euro, ndërkaq në Kosovë ndërtojnë dhe investojnë në xhami, që në të shumtën e rasteve punësohet vetëm një imam i cili shet ideologji ekstreme fetare. Krejt problemi po qëndron në mungesën e shtetit, por edhe në shkallën e vetëdijes të cilën ne jemi si popull. Ne si shtet dhe si popull jemi duke e humbur hapin në zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e paraqitjes së vlerave, andaj atë që e ndjejmë sot ne për të mirë për Europën, e ndjejnë europianët për neve për të keq./rajonipress/