Eko Higjiena

Testament i Çamit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ëndërr e çamit çasteve zgjerohet, posi një det me valë të trazuara, ai s´ndalon tek ura mendimesh, por hynë thellë gjithësisë së tij

Çami ka dashuri për veten e vet
dhe dashuri për të dashurën e tij
çamërit janë shqiptarë të lashtë
ata kohën e masin me pafundësi

S´dua të jem këpucë në këmbë
të huaj, as mëndje pa kokë e pa
krahë, tokës sime gjuhën ia di
shiu në bari është vaji lotit tim

Uji Dea

Vetja ime, më vrit ose po të vras
për Çamërinë vet do të luftojmë
me vete do t´i marim emocionet
dhe dashurinë tonë për atdhéun

Ëndërr e çamit s´është vogëlimë
po bubullimë e të gjithë atdheut
Shqipe është çdo pemë e çamit
Shqipëri e Jugut është Çamëria!..

Rrustem Geci – Firencë, Itali, 2016