Pigmenti bosh
Çatitë e shtëpive mbetën lakuriq, Në errësirën e bashkuar me erë, Fërgëllon ky ortek pa mëshirë, E pluhurosur duket pasqyra, Faqeve të dheut në itinerar pambarim, Gjethe të skuqura nisin fluturim
Në turbulencë kohësh
Diku të harruar
Thithin mjegullnajën e natës
Qielli përzien pigmentet
qartësia e peizazhit mungon
e zezë apo e bardhë?
e ftohta gjëmon
Veron Dobroshi


