Mobi Casa

Kastrati së bashku me ministrin në detyrë Besian Mustafa vizitojnë fermerët e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi së bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural Besian Mustafa, kanë vizituar disa nga fermerët të komunës sonë.

UBT

Kastrati u ka thënë fermerëve se u është lejuar qasje që t’i punojnë tokat e tyre dhe u është ofruar mbështetje në ushtrimin e veprimtarisë.
“Si komunë me potencial për zhvillimin e bujqësisë, u kemi lejuar qasje fermerëve që t’i punojnë tokat e tyre. Dëgjuam sfidat me të cilat përballen dhe u ofruam mbështetjen tonë të plotë në ushtrimin e veprimtarive”, ka thënë ai./rajonipress/