Gruaja e burri
Nga Demir Krasniqi – Parodi humoristiko – satirike
Po i thërret gruaja , o ti njeri –
Çohu puno , mos ia le seri !
N’ daç t’ mos kesh me mua hidhërime –
Shko n’ shitore , na blejë ushqime !
N’ daç t’ mos rrahesh si darabuk –
Shko te furra e na blejë bukë !
N’ daç me shpëtua pa hëngër llos –
Shko n’ shitore e na blejë kos !
N’ daç me shpëtua pa hëngër grusht –
Shko n’ shitore e na blejë qumësht !
N’ daç me shpëtua pa t’ ra mbas qafe –
Shko n’ shitore e na blejë kafe !
N’ daç me shpëtua pa t’ zanë ndo ‘i sherr –
Shko n’ shitore , na blejë sheqer !
Gjilan , 01. 04. 2020


