Hidromorava

KFOR-i Turk, njësiti për monitorim vendoset në Gjilan‏

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njësiti për monitorim i KFOR-it Turk, sot edhe zyrtarisht është vendosur në Komunën e Gjilanit, duke bërë kështu që prezenca e këtij njësiti të jetë permanente, me një staf prej 8 vetash, duke përfshirë këtu funksione të ndryshme në hierarkinë ushtarake dhe civile.

E pranishme në këtë event ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila i ka falënderuar trupat e KFOR-it për angazhimin në çështje të sigurisë si dhe qytetarët e vendit për bashkëpunimin dhe mikpritjen që kanë treguar në vazhdimësi.

E nga ana e tij kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se për kohë të gjatë KFOR-i Turk është angazhuar në fushën e sigurisë së përgjithshme për qytetarët e vendit.

Mobi Casa

Ai pas promovimit të shtëpisë së KFOR-it Turk, në Gjilan, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin, se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në bashkëpunimin e përhershëm me të gjitha njësitet e sigurisë ndërkombëtare që janë prezentë në Kosovë, me qëllim që qytetarët të kenë siguri publike dhe mbrojtje në çdo kohë.

Ndryshe në këtë eveniment kanë marrë pjesë personalitete dhe figura publike nga niveli qendror dhe ai lokal, por edhe nga nivele të ndryshme të organeve të sigurisë duke përfshirë përfaqësues nga niveli vendor dhe ai ndërkombëtar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.