Universiteti i Gjilanit ka zgjedhur dekanët e Fakulteteve
Gjilan – Në Fakultetin e Edukimit dekan është zgjedhur, Januz Dërvodeli. Në Fakultetin Juridik dekan është zgjedhur, Sadik Haxhiu dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dekan është zgjedhur, Xhevdet Thaqi.
Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka votuar të propozuarit nga Këshillat e Njësive Akademike për dekan të tre fakulteteve të këtij universiteti. Në mbledhjen e IX – të të Senatit, 16 senatorë e kanë dhënë votën e tyre duke zgjedhur kështu strukturat menaxhuese të fakulteteve .
Në Fakultetin e Edukimit dekan është zgjedhur, Januz Dërvodeli. Në Fakultetin Juridik dekan është zgjedhur, Sadik Haxhiu dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dekan është zgjedhur, Xhevdet Thaçi.
Dekanët e zgjedhur do të marrin detyrën nga muaji maj i këtij viti./rajonipress/


