UBT

UBT-ja sponsorizon aktivitetin “Dita e shkencës” – ofron edhe bursa

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Institucioni i lartë arsimor në Kosovë, UBT, ka sponsorizuar prezantimin e projekteve të para konkurruese “Dita e Shkencës”, mbajtur të martën dhe të mërkurën, në Qendrën Social-Edukative “Don Bosko”, në Prishtinë.

Gjithashtu, UBT-ja u ka ofruar bursa për të studiuar në UBT dy studentëve, që nënkupton heqjen e 50 për qind të shpenzimeve.

Në aktivitet kanë marrë pjesë shkolla të ndryshme, si: “Sami Frashëri” – Prishtinë; “Arkitekt Sinani” – Mitrovicë; “Don Bosko” – Gjilan e Prishtinë; “Gjin Gazulli” – Prishtinë dhe disa shkolla të tjera të Kosovës.

Mobi Casa

Prezantimi u bë para komisionit të përbërë nga profesori, Muzafer Shala – kryetar, njëherësh, dekan në UBT; Sadije Melenica – profesoreshë në SHMT “Arkitekt Sinani” dhe Betim Bajoku, profesor në QSE “Don Bosko”, në Prishtinë. Kryetari i Komisionit

Shala ka bërë me dije se shpallja e rezultateve bëhet të premten, më 29 prill. /rajonipress/