Zbukurohen e gjelbërohen hapësirat publike në Kamenicë
Kamenicë – Begzad Sinani është ndier i lumtur derisa ka vizituar siç ka thënë ai përfundimin me sukses të projektit të parkut të banesave kolektive.
Sinani me këtë rast ka thënë se krijimi i hapësirave të gjelbërimit për banorët në qytet është synim dhe strategji e qeverisjes komunale. “Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera për komunën e Kamenicës” ka shkruar Sinani.
Ndryshe të enjten Komuna në bashkëpunim me banorët e ndërtesës kolektive në qytet ka vazhduar me mirëmbajtjen dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara publike, në këtë hapësirë përveç gjelbërimit parashihet të bëhet edhe një pjesë e parkut./rajonipress/


