Hidromorava

LDK: Qeverisja komunale po i shkakton dëme të vazhdueshme buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Kamenicë vlerëson se qeverisja komunale e udhëhequr nga Begzad Sinani, po i shkakton dëme të vazhdueshme buxhetit komunal, duke mos e bërë as edhe një hap në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve të saj thuhet në reagimin e LDK-së dega në Kamenicë.

Krejt me çka karakterizohet kjo qeverisje komunale është dëmtimi i buxhetit komunal përmes shpenzimeve të ndryshme dhe të paarsyeshme, e veçanërisht vazhdon lidhja e kontratave për shërbime të veçanta. Ku këto kontrata buxhetit të komunës i kanë kushtuar deri me tash mbi 150 mijë euro thuhet tutje në reagim.

Edhe pse shumë herë është kërkuar të bëhet publike lista e zyrtarëve me kontratë në vepër nuk bërë transparente, siç nuk është transparente as lista e përfitueseve të subvencione, ku ka dyshime që nga këto subvencione përfitojnë edhe ata të cilët nuk e meritojnë.

Auditori i përgjithshëm ka konstatuar se ka shkelje dhe është e kundërligjshme lidhja e kontratave për shërbime të veçanta, kjo është bërë trend dhe nuk ka të ndalur.

UBT

Andaj Dega e LDK-së nuk do të heshtë, pasi që kjo qeverisje nuk po tregohet transparente e vetmja rrugë mbetet që tu drejtohemi organeve të drejtësisë, që të vlerësohet dhe konstatohet dyshimi i ynë për dëmtim të buxhetit komunal dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dhe gjithsesi se do t`i shfrytëzojmë rrugët ligjore edhe në të ardhmen në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kamenicës.

Kjo qeverisje edhe pas 2 viteve mandate nuk ka bërë as edhe një lëvizje në krijimin e mirëqenies së qytetarëve dhe atë në asnjë fushë të vetme thuhet në reagimin e Degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.