Eko Higjiena

Ismalji apelon: Mos i paragjykoni të afërmit nga të prekurit me COVID19

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një informim të shkurtër për të gjithë qytetarët të cilët kanë frikë nga të prekurit me COVID19 dhe për ata të cilët janë pjesëtarë të familjes së tyre. Aktualisht, u shërbeva në Market “Tuba”, në Gjilan. Këta janë pjesë e familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq, të cilët u prekën me koronavirus. Shqetësimi i të gjithë familjes është se vazhdimisht po paragjykohen nga qytetarët, e kjo po ndikon edhe në biznesin e tyre familjar.
Miq, së pari, kjo është pandemi globale me të cilën po ballafaqohet tërë bota, ku nesër njëri nga ne mund të jetë potencialisht i prekur. Të gjithë të prekurit do të jenë nën kontrollë të rreptë nga institucionet shëndetësore, ku do të trajtohen denjësisht deri në shërim të plotë. E dyta është se nëse një nga familjarët është i prekur me koronavirus, nuk do të thotë që të gjithë pjesëtarët e familjes mund të jenë të prekur, andaj, për këtë iu bëhen analizat të cilat e dëshmojnë këtë ose jo ka shkruar Arbër Ismajli.

Pra, të gjithë të prekurit do të jenë të vetë-izoluar. Mos keni frikë nga familjarët e jashtëm të tyre, sikurse në rastin e familjes Shaqiri, pasi që këta nuk janë fajtorë për këtë, e aq më pakë, nuk do të thotë që edhe këta janë të prekur.

Uji Dea

Të jeni të sigurtë për një gjë, të gjithë të prekurit do të jenë nën kontrollë dhe vetë-izolim, deri në shërim të plotë. Ky virus trajtohet dhe nuk lenë pasoja as tek të prekurit, e leje më tek familjarët e tyre, që nuk do të thotë të jenë të prekur të gjithë.

Ju bëjë apel nga zemra, që të mos e rritni panikën tek të tjerët, e mos e shtoni paragjykimin për familjarët e tyre, sepse kjo nuk na bënë aspak nderë! Mos u frikoni dhe mos e shtoni paragjykimin! Ju lutem, paragjykimet shkaktojnë lëndim të thellë në shpirt dhe përçarje të thellë. Të jeni të vëmendshëm, dhe mos i lëndoni njerëzit!
Bashkë ja dalim!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.